My Story, My Rights
My Story, My Rights.
Përshëndetje miq, dhe të gjithë ju që po kushtoni nga koha juaj për të lexuar këtë histori.
Quhem Iljaz, I përkas komunitetit Rom. Kam lindur e jam rritur në një familje Rrome e cila ka ruajtuar shumë nga tiparet e komunitetit Rom. Veçori si Traditat, kultura, gjuha, muzika. Përvec këtyre vlerave identifikuese për prejardhjen tonë që ndryshojnë nga popujt e tjerë, kemi trashëguar dhe disa aspekte negative. Siç janë martesat e hershme. Për këtë gjë do tju rrëfej gjatë këtij rrëfimi të shkurtër personal.
U rregjistrova në shkollën fillore, në zonën ku banojmë Laprakë, së bashku me disa të aferm të tjerë të mi. Une isha më I madh u rregjistrova pak me vonesë në shkollë. Nuk kalova shumë dhe e braktisa atë, duke dalë me babain për të punuar, nuk ishte dëshira ime për ta lënë shkollën menjane, por situata ekonomike detyruan tim atë të merrte me vete pëe të punuar, gjatë kësaj kohe tërhiqja karrocën të mbushur me kanace, hekurishte. Bëhet fjalë nga viti 2000-2001.
Nuk pata kurrë mundësinë te mbaroja si shumë fëmijë të tjere tëtëvjeçaren. Të paktën të kisha formimin minimal.
Vitet kaluan, dhe nën trysninë e prindërve vendosa të martohesha me një vajzë të mitur, në një kohë kur dhe vete isha I tillë.
Siç kam bindjen se këto martesa të brishta janë dritë shkurtër kështu ndodhi, ne u ndamë, pa mbushur vitin. Nuk mund të lidhnim dot martesë të ligjshme për shkak të moshës sonë të mitur.
Kaluan pak kohë, dhe u gjenda I lidhur me një vazjë tjetër, ndonësë nuk ishte shumë më e madhe se e para, dhe me të gjërat nuk shkuan mirë, për vete faktin, se martësat në moshë të hershme, janë artificial, dhe ka më shumë gjasa të dështojnë!
Jam “martuar” rreth katër herë, tani kam dhe një djalë të vogël që e dua shumë, dhe që është nën kujdestarinë e prindërve të mi.
Kam mësuar që martesat në moshë të vogël, përveç problemeve që hapin, janë të destinuara të dështojnë e të hapin “plagë” ndër njerëz… Kam mësuar gjithashtu se hapat që do ndërrmar tani e tutje, do të jenë të mirëpeshuara e të mirëmenduara, në mënyrë që të mos bëj më gabimet e të shkuarës kur isha minoren, dhe jo I zoti për të vendosur vetë.
Tani dhe pse I paarsimuar, pa prespektivë, dua që im bir të mos kalojë nëpër realitetin që unë përjetova. Për këtë do kujdesëm që ai të gjenerojë një prespektivë tjëtër!
Doja të mbetesha disi anonim në këtë rrëfim të shkurtër, uroj që historia ime të vlejë si shembull për të tjerët.
Comments are currently closed.