Kushtet e shkolles “Trifon Prifti” ne Fier
Që prej disa muajsh, në shkollën nëntë vjeçare “Trifon Prifti” në fshatin Baltëz të komunës Dërmenas, nuk ka pastuese e cila të pastrojë ambientet shkollore por, nxënësit dhe mësuesit detyrohen t’i pastrojnë vetë ato. Ky fakt ka sjell një shqetësim në komutitet. Drejtori i shkollës është ankuar në instancat përkatëse por përgjigjija që është marrë, ka qenë “ka mungesë fondesh”. Shqetësimi më i madh jo vetëm nga nxënësit dhe nga stafi pedagogjik por dhe nga prindërit e nxënësve është mbi kushtet e tualeteve.
Tualetet e kësaj shkolle ndodhen jashtë godinës ku zhvillohet mësimi por brenda oborrit të shkollës. Ato janë të instaluara në një godinë një katëshe, në katër dhomëza të vogla, ku dyert janë të mbyllura me çelës dhe vetëm një banjo është e hapur. Kjo ka xhama të thyer duke e bërë të parehatshëm përdorimin e saj, për shembull; vajzat e rritura nuk e frekuentojnë dot sepse bashkëmoshtarët djem shpesh i ngacmojnë.
Uji në këtë godinë vjen përmes një tubi, por lavamanet dhe sifonet nuk kanë instalimet funksionale. Në këto kushte nuk mund të pretendohet se ato plotesojnë nevojat personale të 350 nxënësve, pa përmendur këtu stafin pedagogjik. Duke mos pasur një pastruese tualetet nuk pastrohen dhe keshtu që ato bëhem jo vetëm më të amortizuara, por edhe vatër infeksionesh dhe sëmundjesh.
Nënat e fëmijëve të shkollës “Trifon Prifti” kanë ftuar në një takim të hapur Drejtorinë Rajonale Arsimore të Qarkut Fier dhe komunën Dërmenas, për t’i gjetur një zgjidhje këtij problemi.
Ina Majko
Comments are currently closed.