Jam Rom, Jam Shqiptar

Më 8 qershor 2012 Studentet Romë u bashkuan nën moton "Unë jam rom – “Unë jam shtetas shqiptar" duke marshuar gjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit " drejt Këmbanes së Paqes, në Tiranës. Këtij marshimi iu bashkuan dhe dashamirës të tjerë, të cilët u bashkuan me studentët në mbështetje të 50 familjeve rome dëbuar me forcë nga vendbanimet e tyre nga stacioni i trenit rreth një vit më parë. Ende nuk është zgjidhur situata e familjeve të shpërngulura me forcë.
Marshimi filloi nga Galeria e Arteve dhe mbaronte në Këmbanën e Paqes pranë piramidës, ku përfaqësuesit e rrjetit të nxënësve romë mbajtën një fjalim, duke theksuar se shqetësimi është ngritur deri tek Kryeministri i Republikës së Shqipërisë. Ky shqetësim është shprehur dhe nëpërmjet një letre të hapur, dërguar në institucione te ndryshme, sikurse edhe për përfaqësuesve të lartë të institucioneve ndërkombëtare dhe evropiane. Në këtë letër të hapur rrjeti i studentëve Rom i kërkoi qeverisë që të krijojë një grup pune nën kujdesin e Kryeministrit për trajtimin e mbrojtjes sociale dhe nevojave të përhershme për banim për familjet rome të debuara me forcë.
Në këtë marshim paqësor, studentët Romë dhe mbështëtësit e tjerë transmetuan mesazhin se "si studentë, si Rom si qytetarë shqiptarë, ata ndihen të përgjegjshëm për një bashkëjetesë paqësore në shoqërinë e përbashkët shqiptare", dhe po ashtu kërkuan që e njëjta përgjegjësi të shprehet me veprime konkrete edhe nga autoritetet publike. Ky mesazh u theksua gjatë fjalimeve të përfaqësuesve të rrjetit të studentëve Romë, të mbajtur nën Këmbanën Paqes të Tiranës. Në marshim morën pjesë dhjetëra studentë dhe aktivistë të cilët kishin të veshur një kapele tipike rome, duke mbajtur postera me slogane në shqip dhe anglisht, në mënyrë që të sensibilizojnë si shqiptarët ashtu edhe opinionin ndërkombëtar.
Media ishte e pranishme në ngjarje. Televizioni Top Channel transmetoi në të gjitha edicionet e lajmeve intervistën e Bledar Tahos një nga përfaqësuesit e Rrjetit të Studentëve, i cili është edhe udhëheqës në Institutin e Kulturës Rome në Shqipëri (IRCA). Artikuj mbi ngjarjen priten të publikohet në tri gazeta të përditshme Shqip, Panorama dhe Shekulli.
Ky aktivitet u organizua nga Rrjeti i Studentëve rome në Shqipëri, si dhe nga vullnetarët e IRCA-s. Mirënjohja u shkon të gjithë stundentëve e aktivistëve të pranishëm në marshim por edhe atyre që nuk mundën të bashkoheshin për shkak të provimeve por që dërguan mesazhe shumë inkurajuese dhe mbështetese. Shumë falenderime shkojnë për autoritetet e policise. Ky marshim u mbështet nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë (OSFA).
Studentët janë në pritje të veprimeve të menjëhershme dhe të mirë-planifikuara nga autoritetet përkatëse, në mbështetje të familjeve Rome të shpërngulura.
Comments are currently closed.