Dicka Rreth Linjave Urbane

Dicka rreth Linjave Urbane.
Transporti Urban perben nje mjet te rendesishem udhetimi per te gjithe qytetaret e Tiranes, te cilet te angazhuar ne drejtimi te ndryshme, dikush ne shkolle e dikush ne pune, I duhet ta perdorin vazhdimisht, per te arritur ne destinacionin e kerkuar. Duke qene nje mjet kaq I rendesishem ne jeten e shume qytetareve por dhe atyre qe jetojne ne zona rurale, ky sistem transporti karakterizohet nga shume probleme dhe mangesi . Mungon sherbimi dhe kushtet e duhura te nevojshme per nje transport te qete dhe disi komod. Te gjthe ne kemi pare kushtet ne te cilat udhetojme. Pamvaresisht se ne paguajme per te perfituar nga ky sherbim, ajo cka paguajme nuk e justifikon sherbimin qe te le per te deshiruar.
Qytetaret e Tiranes perballen me Papasterite Brenda ne autobus, me rradhet e gjata dhe vonesat, me fluksin e madh te njerezve ku secili prej tyre ka te drejten te udhetoje, me autobuzet e amortizuar te cilet jane te demshme per mjedisin, me koston materiale, sepse shume linja nuk ofrojne per qytetaret mundesine per te blere abone, vjedhjet ne autobuze.
- Amortizimi i autobuzave te linjave, dhe mungesa e higjenes.
Problem I dukshem eshte prezenca e autobuzeve te vjeter e te amortizuar te cilet pervecse demtojne mjedisin, nuk plotesojne asnje kusht per udhetimin normal te qytetareve. Megjithese jane shtuar autobuze te rinje, ne linjen e unazes apo te Kamez-Qender. Problem paraqet Linja “Kombinat-Kinostudio” e cila ka autobuzat me te amortizuar, dhe per kete shkak paraqet veshtiresi ne udhetim. Brenda autobuzave gjen letra, dhe mbeturina te ndryshme te hedhura posht ku mungesa e ajrosjes sjell probleme me ererat e keqija. Shume prej ketyre autobuzeve nuk kane sistem ngrohes.
- Mos rrespektimi I orarve, dhe rradhet e gjata.
Ndodh shpesh qe te presim ne gjate ne stacionet e autobuzave, dhe sikur te mos mjaftonte fluks njerezish qe kerkojne te hyping. Gje e cila krijon rradhe te gjata dhe ngjeshje ne autobus, ku mungesa e ajrosjes shpesh here ka qene fatale per shume udhetare qe kane pesuar te fiket. Mos rrespektimi i orareve pas sjell dhe vonesa per udhetaret te cilet duhet te jene Brenda orarit ne pune. Nje rast konkret vjen nga Linja Kames-Qender. Megjithese ka autobus te rinje qe plotesojne deri diku kushtet e ajrosjes dhe ngrohjes, dhe te qenit te shpeshte. Paraqesin problem me rradhet e gjata, ku autobuzi mbushet plot, dhe njerezit ngjeshen pas njeri tjetrit sikur te ishin objekte. Kjo vjen si shkak, i pritjes gjate ne stacionin e pare, ne piken e startit ku mbushet plote dhe harron se rruges ka njerez te tjere qe duan te hypin. Shoferet e linjave I drejtojne mjetet sikur Brenda ne autobus te mos kishte njerez, shkakun se kemi kuptuar ende, ndoshta nga mungesa e pergjegjshmerise, apo trafikut te gjate.
- Vjedhjet neper autobuze.
Duke mos u mjaftuar kushtet e keqija dhe aspak komode, qytetaret duhet te perballen dhe me “xhepistat” e shumte I cili eshte kthyer ne fenomen, dhe nga vjelljet nxjerrin fitime te majme. Raste te shumta ku jane kapur ne flagrance, dhe viktima ka qene I demtuari nga vjedhja, I cili eshte rrahur nga xhepistet. Me e keqja eshte se ata njihen nga fatorinot, por te zene ngushte nuk mund te raportojne sepse mund te demtohen fizikisht jashte orarit te punes. Me gjithe sa permendem me siper, perballen dhe pjestare nga komuniteti Rom dhe Egjiptian, te cilet jane qytetare te ketij vendi, dhe perdorues te linjave publike. Shpesh here kane qene te prekur nga rastet e vjedhjeve.
Por gjithesesi, ne mesin e kesaj katrahure gjen ende njerez te cilet lene paragjykimet menjane duke shprehur solidaritet me Romet dhe Egjyptianet. Para dy javesh po udhetoja ne linjen urbane Kamez –Qender. Ne stacionin tjeter hypi nje Grua Egjiptiane e cila disa kohe ka banuar ne lagjen time ne zonen e Laprakes/Tirane. Ajo eshte e martuar me Rom, dhe eshte nene e disa femijeve, per te perballuar jetesen del me nje femije te vogel per te kerkuar lemoshe. Kete rast e kam sjelle ne kete faqe, dhe nese nuk e keni lexuar ju ftoj ta lexoni. Pasi hypi me femijen zuri vend ne nje stol ne fund. Ne autobus gjendej dhe nje burre, i cili banon e zonen tone. Mbasi e pa, therret fatorinon, dhe I pren bileten per zonjen. Fatorino I jep bileten dhe i tregon se zoteria kishte paguar per te. Zoteria e pershendet me dore mbasi ishte ulur ne fillim te autobuzit. Ky rast tregon, ndjenjen e rrespektit dhe Solidaritetit. Zoteria e njihte Gruan Egjiptiane, sepse jetuan ne te njejten lagje, dhe nuk shfaqi diskriminim.
Comments are currently closed.