Dite e ndare mes festes dhe protestes. Shprehjes se dashurise ndaj nenes ne vecanti dhe gruas ne pergjithesi.
Disa preferojne ta shijojne ne maksimum kete dite festive, te festojne e krenohen ne diten e tyre te rrethuar nga dhurata te shumta, ku e gjithe vemendja perqendrohet tek ta ne nje dite te vetme.
Nje pjese tjeter , gra te angazhuara ne grupe sociale dhe shoqata, duke lobuar dhe me shume per te drejtat e tyre, per me shume barazi gjinore. Duke kerkuar me te drejte me shume perfshirje ne vendimarrje ne jeten ekonomike, politike dhe sociale.
8 Marsi mes grash qe popullojne rruget dhe restorantet e shumta dhe luksoze te Tiranes, dhe atyre qe protestojne per te drejtat e gjinise se tyre dhe per te gjitha problemet qe has gruaja Shqiptare.
Autobuzet e linjave te Tiranes por dhe ne qytete te tjera dot e vishen me banderola sensibilizuese per te drejtat e grave.
Kjo dite sherben jo vetem per bashkimin e grave pa kurrfare dallimesh qe shpesh here krijojne percarje sic mund te jene: feja, Raca, Kultura, Gjuha. Por dhe per te kujtuar perpjekjet per barazi, paqe, drejtesi, dhe ndertim ne gati 9 dekada.
Grate kerkonin te drejten e votimit, te qeverisjes, te punes, te edukimit si dhe ndalimin e diskriminimit ne pune. Shume prej ketyre te drejtave tashme te garantuara nga legjislacioni Shqiptare jane te prekshme prej tyre. Por ekzsiton ende nje realitet I atille qe femrat shqiptare nuk I gezojne plotesisht keto te drejta.
Nje pjese e popullates se femrave shqiptare e perbejne Grate Rome. Te cilat teorikisht gezojne te njejtat te drejta, por qe ne realitet per shkak te kushteve ne te cilat ndodhen prej kohesh nuk i gezojne dhe ti ushtrojne efektivisht te drejtat e garantuata nga Kushtetuta e Republikes se Shqipersie (1998) si dhe nga ligjet e ndryshme. Nje prej plageve qe I penalizon keto gra rome eshte fenomeni i diskriminimit te hapur dhe indirekt.
Ka dhe gra rome te integruara ne shoqerine shqiptare, te cilat kane nje pune dinjitoze nga ku nxjerrin te ardhura per te mbajtur veten dhe familjen. Jane ato gra rome, te cilet kane pasur mundesi te kryejne nje nivel arsimor qe I kane ndihmuar te ecin perpara dhe te jene te rrespektuara. Nje pjese e tyre jane shume te sukseshme kane mbaruar arsimin e larte, jane aktiviste te denja per te drejtat e gruas Rome, ku kane mbaruar studimet e larta, jane te punesuara ne pozicione te favorshme.
Nje pjese tjeter e grave Rome por edhe Egjiptiane, ndihen te shtypura dhe te shfrytezuara.
Po udhetoja me linjen urbane dhe ne stacionin e Laprakes gjithmone te ze syri, gra rome apo egjiptiane te reja, me foshnje ne krahe qe kerkojne lemoshe tek semafori ku ndalojne makinat. Shpesh here poshterohen rende nga shofere te paedukuar, dhe qe se kuptojne apo ndjejne situaten e te varferit te zbathur e pa strehez. 8 Marsi ishte nje dite e zakonshme per keto gra ne kete aks rrugor dhe per shume gra qe gjenden ne te njejten situate.
8 Marsi I perket te gjithe grave Shqiptare, dhe Gruas Rome, gruas se varfer e pa te drejta te cilat nuk mund ti ushtroje efektivisht.
Comments are currently closed.